MPJ e Francës: Përshëndesim faktin që shumica e personave që votuan e mbështetën Marrëveshjen Maqedoni-Greqi

Zëdhënësesja e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme së Francës, Anjes Fon Der Myl, në deklaratën e saj në lidhje me epilogun e referendumit të së dielës në Maqedoni thotë se tani Parlamenti duhet të prononcohet rreth amandamenteve kushtetuese lidhur me realizimin e marrëveshjes Maqedoni-Greqi, shkruan Portalb.mk.

“Më 30 shtator, elektorati i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pati mundësinë të votojë në referendumin për emrin dhe ardhmërinë e shtetit. Franca me kënaqësi konstatoi rrjedhjen pa pengesë të votimit dhe e përshëndet faktin që shumica e personave që votuan, mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe qasjen e vendit të tyre kah Aleanca Atlantike dhe Unioni Evropian.
Tani Parlamenti duhet të prononcohet rreth amandamenteve kushtetuese lidhur me realizimin e marrëveshjes, e duke u bazuar në rezultatet e referendumit.
Siç ceku kryetari i Republikës së Francës, Marrëveshja e Prespës është e mirë si për shtetin, ashtu edhe për rajonin dhe për Europën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button