Haradinaj: Mirë do ishte sikur në Qeveri të kishte njerëz pa aktakuza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e tij të fundit nga i cili  ngarkon në detyrë të re, atë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ish këshilltarin e Fatmir Limajt, Endrit Shalën.

Haradinaj nuk ka folur gjatë rreth kësaj çështje por ka theksuar se ajo nuk ishte përzgjedhje e tij por vetëm se i respekton rregullat e koalicionit me Nisman megjithëse ka thënë se është mirë të ketë në Qeveri njerëz pa aktakuza, njofton Klan Kosova.

”Emërimi i Endrit Shalës nuk është përzgjedhja ime, është përzgjedhje e partisë së tij, unë e respektoj vendimin ngase ashtu e kërkon edhe koalicioni”.

”Ai e ka një aktakuzë për gjuajtje me armë, por unë nuk do të ndërhyjë”.

”Mirë është të ketë në Qeveri njerëz pa asnjë aktakuzë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button