Siri, 41 persona të torturuar për vdekje nga regjimi muajin e kaluar

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 41 civilë në Siri janë torturuar për vdekje nga regjimi i Bashar al-Assadit në muajin shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto të dhëna SNHR i shpalosi në raportin e tij për muajin shtator.

Sipas raportit, katër nga viktimat e torturave të regjimit kanë qenë një studentë, një muzikant, një sportist dhe një fëmijë.

Raporti ka rikujtuar se gjithsej 933 civilë janë torturuar për vdekje nga palë të ndryshme në Siri që nga fillimi i vitit, prej të cilëve 911 kanë pësuar në duart e regjimit sirian.

Rrjeti sirian ka bërë thirrje që të mbrohen civilët në Siri dhe të gjykohen përgjegjësit.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik, Turqia, Rusia dhe Irani në Takimin e 10-të të Shteteve Garantuese ranë dakord që regjimi dhe opozita të lironin në mënyrë reciproke një numër simbolik të të burgosurve. Delegacionet teknike të shteteve garantuese janë duke i vazhduar bisedimet mbi këtë çështje.

Sipas burimeve opozitare siriane, në burgjet e regjimit gjenden të paktën 500 mijë persona të privuar nga liria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button