Thaçi: Nuk duhet të paragjykohet rezultati i marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, tha se po punon që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin, transmeton REL.

Ai tha se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“E kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button