Dimeski: Ligjet më së shpeshti miratohen pa vlerësim të implikimeve financiare

Qytetarët dhe një pjesë e sektorit në Maqedoni në vazhdimësi tregojnë për ndryshimet e shpeshta të rregullores legjislative dhe miratimin e ligjeve të implikojnë shpenzime të fshehta. Përvojat tregojnë se institucionet kompetente të cilat paraqiten si propozues të ligjeve, nuk përgatitin testim për ndikim në rregullore, dhe nuk marrin parasysh se çfarë efektesh shkaktojnë dispozitat e reja në shoqëri. Si të përmirësohet kjo situatë dhe si të shfrytëzohen mjetet ekzistuese për komunikim ndërmjet propozuesve dhe palët e përfshira, janë pyetjet për të cilat kërkuam përgjigje nga përfaqësuesi i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, Jane Dimovski, i cili për një kohë të gjatë merret me këtë problematikë, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” nëpërmjet një ankete në terren ka hulumtuar se si është perceptimi i opinionit për procesin e Testimi i Ndikimit në Rregullore (TNRR). Cilat ishin gjetjet kryesore?

– Kemi bërë anketë në nivel nacional në kuadër të projektit “Testimi i ndikimit të rregullores nën hije”, i cili u realizuar bashkë me Qendrën për Analiza Ekonomike, dhe gjetjen treguan se ai proces, gjeneralisht është i panjohur për opinionin e gjerë, edhe pse zbatohet që nga viti 2009. Kur themi i panjohur, nuk themi se njerëzit nuk kanë njohuri për fazat dhe detajet e procesit, por se në vitin 2017, diku 77 për qind e të anketuarve aspak nuk kanë dëgjuar se ekziston diçka që duhet TNRR. Ky është problem i madh, duke e pasur parasysh se viteve të fundit ka pasur kërkesa dhe pritshmëri të mëdha në opinion, për hapjen e procesit për miratimin e ligjeve dhe politikave për përfshirje të gjerë, kurse nga ana tjetër, mjetet të cilat janë në dispozicion për pikërisht atë pjesëmarrje, mbeten të panjohura. Pastaj, pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët i kemi anketuar, vlerësojnë se gjatë përpilimit të ligjeve dhe rregulloreve, nuk përdoren hulumtime, respektivisht ato nuk bazohen në fakte. Gjithashtu, çdo i dyti i qytetarëve të anketuar (53 për qind), vlerësoi se Qeveria dhe Kuvendi nuk realizojnë testim për harxhimet për miratim të ndonjë zgjidhje ligjore. Sërish, edhe pse nuk e dinë se ekziston një procedurë e tillë, një pjesë e madhe e qytetarëve racionalisht përfunduan se kur ndryshohen dhe miratohen ligje të reja, duhet të testohen edhe implikimet ekonomike dhe sociale të tyre. Ajo shkon në të njëjtën kahe me atë që duhet ta bëj procedura e TNRR-së, nëse respektohet tërësisht.

E pashmangshme është gjetja se shumica e qytetarëve, por edhe e të punësuarve në institucionet kompetente, të cilët në të shumtën e rasteve janë propozues të rregulloreve ligjore, aspak nuk e dinë se ekzistojnë mjete për testim të ndikimit të rregulloreve. Si e sqaroni këtë fenomen?

– Saktë. Larg pritshmërisë të qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk janë në kontakt me proceset administrative dhe nuk kanë njohuri për ekzistimin e TNRR-së, interesante është edhe ajo, se kur i kryqëzuam rezultatet sipas pozitës së punës së të anketuarve, doli se 72 për qind e atyre që deklaruan se janë të punësuar në ndonjë nivel të sektorit shtetëror, gjithashtu aspak nuk kishin dëgjuar për TNRR-së. Kjo është më brengosëse, pasi që përfaqësimi i TNRR-së konsiderohet si mjet i administratës për testim të ndikimit në legjislaturë, që miratohet me qëllim për shfrytëzim më efikas të resurseve publike, dhe nga ajo të ketë efekte pozitive në shoqëri dhe të ketë mundësi të testojnë nëse ndonjë ligj do të kishte ndikime negative. D.m.th. në përfaqësimin e TNRR-së është e përfshirë edhe administrata në nivele të ndryshme, dhe për shkak të kësaj presim që shumë njerëz nga sektori shtetëror të kenë së paku njohuri bazike për procesin, megjithatë kjo nuk është ashtu.

Sipas njohurive tuaja, sa shpesh në Maqedoni propozohen dhe miratohen lidhe pa pasur testim për implikimet financiare në buxhet dhe efektet që do t’i kishin rregulloret ndaj qytetarëve?

– Më herët më shpesh janë miratuar ligje të tilla. Tash, së paku procedura formale për shumë ligje kujdeset që ta përfshijë edhe TNRR-në, por pyetje tjetër është se sa ajo në thelb është e suksesshme. Më të shpeshta janë ato që thonë se ligjet nuk do të kenë implikime financiare, edhe pse vetëm nëse e lexoni hyrjen e ligjit, do t’ju bëhet e qartë se implikime të tilla do të ketë. Në çdo analizë të TNRR-së, duhet të ofrohen tre opsione se si do të zgjidhet një problem dhe çdonjëra të ketë bazë analitike në të dhëna dhe hulumtime. Njëra duhet të tregojë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ndërmerret asgjë, kurse dy opsionet e tjera duhet të tregojnë se cilat do të jenë ndikimet dhe sa do të kushtojë nëse një problem zgjidhet në dy mënyra. Pastaj, ata që do ta shkruajnë dokumentin, duhet që në bazë të fakteve të përfundojnë se cila nga ata dy opsionet parapëlqehet dhe të sqarojnë pse. Dokumente të tilla në sistemin e ENER, i cili publikisht mund të gjendet në adresën ener.go.mk janë të rralla. Jo larg, kemi organizuar punëtori në të cilën grupe të kombinuara, të përbërë nga përfaqësues të organizatave qytetare dhe ministri, analizuam shumë dokumente të tilla për ligje të ndryshme  dhe përfunduam disa çështje. E para, për shumë çështje nuk ka informacione të mira të mjaftueshme dhe statistika, pasi që nuk kemi regjistrim të ri të popullatës. E dyta, se edhe në ato fusha ku ka shumë të dhëna, ato nuk janë shfrytëzuar në analizat edhe pse janë publike dhe lehtë të qasshëm. E treta, se shpesh herë nuk është sqaruar qëllimi se për çfarë miratohet ligji, që mund të jetë rezultat edhe i asaj që paraprakisht nuk është qartë e identifikuar problemi që duhet ta zgjidhë ai ligj, që është bazë për ligje të pazbatueshme. Ligjet për të cilat nuk janë paraparë shpenzimet e buxhetit, shpenzimet e ekonomisë dhe qytetarëve, janë më shumë se sa ata ligje për të cilat janë testuar përafërsisht. Ajo ende është praktikë dominuese.

Ku duhet të kërkohet zgjidhje për përfshirje më të madhe të qytetarëve dhe sektorit sipërmarrës në përgatitjen e rregullores ligjore?

– Për fillim, nuk duhet të shmanget ajo që të promovohet procesi dhe sistemi elektronike ENER, në të cilin qytetarët mund të lexojnë dhe komentojnë të gjitha ligjet që në fazën e verzionit përpilues. Duhet të fuqizohet ekipet TNRR-së në ministri, si dhe mundësia e organizatave qytetare që ta ndjekin realizimin e analizave të tilla gjatë krijimit të tyre. Qeveria përfundimisht duhet të fillojë të realizojë plane reale për punën vjetore të saj, dhe fuqishëm t’i përmbahet asaj. Me këtë ministritë, Kuvendi dhe opinioni do ta dinë saktë në cilin muaj, cili ligj do të miratohet dhe do të mund të përgatiten dhe të hulumtojnë për ata. Përvoja e deritashme tregon se atë çfarë Qeveria e jep si plan për programin e saj vjetor të punës, shpesh herë është larg nga ajo që realisht sillet si legjislaturë. Duhet të ndalojmë me miratimin e ligjeve apo ndryshimeve brenda natës disa herë në vit, dhe të shkohet në një proces legjislativ më thelbësor dhe rrënjësor, në të cilin të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen me argumente. Ligjet e tilla do të jenë më të mira, më afatgjate dhe më të lira, dhe sigurisht më të pranueshme për qytetarët. Tash kemi ligje të cilat ndryshohet disa herë në vjet, dhe që as juristët që punojnë në ato nuk mund ta mbajnë ritmin.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button