Dokumenti për dorëheqjen e Dimitrovit, rasti kaloi në PTHP dhe MPB (FOTO+VIDEO)

“Para se të mbahet konferencë na njoftuan se tashmë ka të dorëzuar paraqitje deri te Prokuroria Themelore Publike, dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Ministria e Punëve të Jashtme, në fushën e falsifikimit të dukshëm për keqpërdorim, ndoshta të ndonjë institucioni apo mënyre të komunikimit. Si do që të jetë, meqë ka paraqitje, do të vazhdojmë me procedurë”.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski për rastin ku në mediat e Maqedonisë, pas referendumit të 30-shtatorit u publikua dokument ku thuhet se ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka deponuar dorëheqje.

Dorëheqja e rrejshme e ministrit të Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministri Spasovski vlerësoi se ky rast është dëshmi, se lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes janë duke e dëmtuar edhe hapësirën informative në Maqedoni.

“Është e rëndësishme që të informohet opinioni, sepse lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes, janë bërë bazë për të shpërndarë informacione, dhe kjo më shumë rëndë është duke e dëmtuar edhe hapësirën informuese në Maqedoni”, tha Spasovski.

Për rasti dje janë deklaruar edhe nga Qeveria e Maqedonisë, me çka informacionin e kanë cilësuar si lajm të rremë.

Dorëheqja e Dimitrovit – lajm i rrejshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button