Vettingu në Maqedoni: Ndryshime të shumta për të punësuarit në MPB (VIDEO)

Në konferencën për media ku u paralajmërua nisja e reformave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski njoftoi se paralelisht do të zhvillohet edhe procesi i Vettingut për shërbimet policore. Vettingu do të pengojë që të ketë policë me diploma të falsifikuara, sipërmarrës, që janë të përfshirë në grupe kriminele dhe të përzgjedhur në baza partiake, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

“Do të kemi policë të dekriminalizuar, të departizuar, që do të ketë për interes qytetarin, që do të dinë të sillen, ta kryejnë me përgjegjësi dhe profesionalitet punën e tyre. Do të analizohet gjendja aktuale në MPB. Të shohim se a janë shërbimet policore, shërbime policore apo janë edhe sipërmarrës? A janë shërbyes policorë apo janë pjesë e grupeve kriminale? A kemi shërbyes policorë që punojnë, por që kanë diploma të falsifikuar? Tërë kjo do të jetë procesi i Vettingut”, tha sot Spasovski.

Sipas Spasovskit, edhe reformat e paralajmëruara në DSK janë pjesë e procesit të Vettingut, dhe ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e punës në MPB nëpërmjet kornizave ligjore të cilat janë në fazë përgatitore.

“Edhe kjo reformë që realizohet në DSK, është reformë që duhet të sjellë rezultate në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes së dikujt që do të punojë atje. Kjo do të mundësojë që të mbrohen qytetarët nga krimi. Në këto suaza, ne si MPB thirremi që të bëhet Vetting i tërësishëm të të punësuarve në MPB. Tashmë kemi nisur aktivitete përgatitore, si analiza krahasuese, në pjesën e kornizave ligjore. I përdorim praktikat nga rajoni, dhe presim që shumë shpejtë mund të definojmë kornizën ligjore dhe të sjellim në Kuvend, që në bazë të saj të zhvillohet procesi i Vettingut për çdo të punësuar”, tha Spasovski.

Përndryshe, sot u njoftua edhe nisja e procesit konsultativ për zgjedhjen e modelit të ri funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), i cili do të zhvillohet gjatë muajit tetor dhe do të përfundojë më 15 nëntor.

“Bombat”, deri më 15 nëntor do të zgjedhet modeli i ri funksionues i DSK-së (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button