I punësuari në MPB: Në protestat e 27 prillit kishte edhe të punësuar nga Drejtoria e Gjashtë, që ishin sigurim edhe i Gruevskit!

Në seancën e sotme gjyqësore për dhunën e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dëshmoi një i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mitko Gruevski, i cili punon në Njësinë e Rendit dhe Qetësisë Publike, transmeton Portalb.mk.

Ai ka qenë i angazhuar për sigurimin e protestave, që u mbajtën në një periudhë më të gjatë para të enjtes së përgjakshme.

“Jemi mbledhur të Qeveria, me pajisje të plotë dhe më pas shkonim te njerëzit që protestonin. Shpeshherë kemi qëndruar te Paloma Bjanka dhe pas Kuvendit dhe nëse duhej të intervenojmë, kemi komunikuar në telefon”, tha Gruevski duke e përshkruar se si janë organizuar për sigurimin e protestave.

Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska, dëshmitari tha se mes atyre që kanë protestuar, në radhët e para ka pasur edhe koleg të tij, për të cilët tha se ndoshta edhe mund të kishin qenë të angazhuar në punë.

“Një pjesë e kolegëve që janë kyçur në masë ishin nga Drejtoria e Gjashtë për sigurimin e personave vip, që kanë qenë edhe në sigurimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Megjithatë nuk e di se cili ka qenë roli i tyre”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se në radhët e para i ka parë edhe të akuzuarit Bogan Ilievski – Betmen, këngëtarin e operave Igor Durllovski, aktorin Vllado Jovanovski si dhe Aleksander Vasillevskin – Ninxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button