fbpx

Shkëndija në Portadown për fitore

Në ndeshjen me Portadownin, futbollistët e Shkëndijës do të kërkojnë rezultat që do t’i kualifikonte në raundin e ardhshëm, pasi kujtojmë se ndeshja e parë në Kumanovë u mbyll me barazimin 0:0.

“Kishim udhëtim pak sa të mundimshëm, mirëpo besoj se do kemi kohë për të pushuar. Të dielën gjithë ditën kemi tentuar të pushojmë, ndërsa pas dite kishim një seancë stërvitore. Sot (e hënë) do të kemi tjetër seancë stërvitore, në orën 20:45 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe besoj të gatshëm të presim ndeshjen e kthimit”, sqaroi kapiteni Nebi Mustafi nga Portadowni i Irlandës së Veriut, ku Shkëndija është vendosur në një hotel luksoz me kushte shumë të mira.

Mësohet se pas stërvitjes së sontshme, trajneri Osmani do të vendosë për formacionin të cilin do të nxjerë të martën në fushë, ndërsa paralajmërimet janë se do të ketë disa ndryshime në krahasim ekipin që nisi ndeshjen e parë në Kumanvoë.

Informatat afër klubit flasin se Shkëndija do të sulmojë edhe në transfertë, me shpresë që tani efikasiteti të jetë në nivelin e duhur. Ndeshja Portadown-Shkëndija zhvillohet të martën në stadiumin e Shamrock Park, me fillim në orën 20:45 sipas kohës tonë lokale./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button