Sërish aksident në Strugë, lëndohet vajza 11 vjeçare

Një person, identiteti i të cilit është ende i panjohur, ka lënduar me skuter një vajzë 11 vjeçare në plazhin qendror të Strugës.

Fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite, lajmëron TV Kanal 5, kur personi i cili po voziste skuterin në ujë ka goditur vajzën e cila kishte ardhur për pushime nga Tetova, me çka ajo përfitoi lëndime në këmbën  e djathtë. Ai menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kjo është fatkeqësia e dytë në afat kohor prej dy ditësh që po ndodh në të njëjtin vend. Të dielën një skuter goditi 21 vjeçarin, poashtu nga Tetova, me çka ai përfitoi lëndime në krahun e majtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button