Arrestohen personat që rrahën deri në vdekje tetovarin

Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë kapur dy personat të cilët rrahën deri në vdekje 65 vjeçarin Krste Sterjovski nga Tetova. Zëdhënësi i SPB-Tetovë informoi se bëhet fjalë për dy persona të moshës 21 dhe 22 vjeçe të cilën jetojnë në Tetovë. Zëdhënësi Josifovski nuk dha më shumë informata për përkatësinë nacionale të të arrestuarve.

Ngjarja ka ndodhur natën në mes së shtunës dhe së dielës, kur 65 vjeçari Krste Sterjovski ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, që thuhet të jenë të moshës 21 dhe 22 vjeçe. Ai pësoi lëndime të rënda si pasojë e rrahjes dhe, edhe krahas përpjekjeve të mjekëve të spitalit të Shkupit, ai nuk mundi t’i mposht ato dhe ndërroi jetë.

Për dy personat në fjalë Gjykata e Tetovës ka përcaktuar 30 ditë paraburgim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button