Ademi: Politika në Maqedoni mori verdiktin qytetar, s’ka kohë për të humbur

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Arbër Ademi, që është edhe zëvendës i Shtabit për Referendumin për emrin e ri të Maqedonisë, ka thënë se ky shtet nuk ka kohë për të humbur pas votimit ku morën pjesën më pak se 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas tij, asnjë aksion i mëhershëm nuk ka pasur përkrahje të tillë në Maqedoni. Ademi ka thënë se tash “topi është te institucionet, që nuk duhet ta humbin shansin historik”.

Express të KTV-së ai ka thënë se Kuvendi duhet të jetë i bashkuar pro ndryshimit të emrit dhe hapjes së rrugës për anëtarësim në NATO dhe Be.

“Dje treguam pjekuri dhe kapacitete të denja për një vend anëtar i NATO-s, me një ‘Po’ të madhe të mbi 600 mijë votuesve nga 600 e sa mijë. Qytetarët thanë fjalën e tyre dhe kjo tregon që vendimmarrja duhet të më tutje me veprime konkrete në drejtim të përmbylljes së veprimit tonë strategjik e që është anëtarësimi në NATO e Bashkimin Evropian”, ka thënë ai duke shtuar se referendumi kishte vetëm karakter konsultativ. “Karakteri ishte konsultativ. Ne si BDI me kohë kemi deklaruar se institucionet kanë kapacitet e pjekuri të vendosin për çështjet e rëndësishme, por u dakorduam që ta konsultojmë opinionin, qytetarët, përmes një referendumi të tillë. Mbështetja mbi 600 mijë votues pro NATO dhe BE është mbështetja më e madhe në histori të Maqedonisë për një opsion të caktuar politik. Maqedonia tash s’ka kohë për të humbur”.

Duke folur për opozitën, që bojkotoi referendumin, Ademi tha se edhe ata kishin referendumin pjesë të programit zgjedhor në të kaluarën dhe tani duhet të veprojnë bashkërisht për të marrë vendime “në favor të qytetarëve, për një të ardhme më të mirë”.

Ai ka mohuar zërat se numri i ulët i votuesve është goditje ndaj Evropës dhe SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button