Indonezi, pas tërmetit dhe cunamit arratisen 1.425 të burgosur

Pas cunamit të shkaktuar nga tërmeti 7.4 ballë të ndodhur ditën e premte në ishullin Sulawesi të Indonezisë, 1.425 të burgosur në burgjet në qytetet Donggala dhe Palu janë arratisur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e përgjithshme e institucioneve të burgjeve dhe paraburgimit të Ministrisë së Drejtësisë, Sri Puguh Budi Utami, në një deklaratë ka njoftuar se 1.425 të burgosur janë arratisur nga 5 burgje që janë ndikuar nga tërmeti.

Utami ka bërë të ditur se në burgjet në rajonin qendror Sulawesi ndodheshin 3.220 të burgosur, ndërsa tani aktualisht ndodhen ende nëpër burgje 1.795 të burgosur.

Zyrtarët u kanë bërë thirrje të burgosurve të arratisur që të dorëzohen dhe u kanë dhënë afat një javë që të kthehen në burgje.

Utami po ashtu ka bërë të ditur se forcat e sigurisë do të nisin operacionet e kërkimeve.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave të Indonezisë (BNPB) kishte njoftuar se si pasojë e cunamit të shkaktuar pas tërmetit është rritur në 1.203 persona numri i të vdekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button