Ivanov: Në referendumin e mbrëmshëm populli e hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës (VIDEO)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov mbajti konferencë për shtyp ku foli  për rezultatet e referendumit të mbajtur të dielën në Maqedoni, të cilin ai e bojkotoi. 

Ivanov tha se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështes vendimin e qytetarëve.

“Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet”- u shpreh Ivanov.

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button