Shekerinska-Osmani: 600 mijëshi i votave tregoi se qytetarët janë “për” NATO dhe BE, deputet dhe partitë ta pranojnë porosinë

Pjesëtarët e Qeverisë së Maqedonisë referendumin e 30-shtatorit e kanë shpallur të suksesshëm, pasi që sipas tyre, për legjitimitetin e tij vendosi vota “për” e qytetarëve, i cili duhej të ishte 400 mijë, kurse është mbi 600 mijë. Sipas tyre, referendumi tashmë mund të kalojë në Kuvend, por nëse do të dështojë atje, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka vlerësuar se qytetarët deklaruan se janë “për” integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe kjo duhet të jetë porosi e pranuar për deputetë dhe liderët e partive politike në Maqedoni.

“Votat “për” mbi 600 mijë, është dëshmi se qytetarët janë përcaktuar që të hapërojnë drejt NATO-s dhe BE-së. Për këtë kanë vendosur qytetarët, që Maqedonia të ketë perspektive euroatkantike. Prandaj tash detyrë do të kenë deputetët, liderët e partive, që në Kuvend të realizohet qëllimi, integrimi në NATO dhe BE. Deputetët janë të obliguar që ta pranojnë porosinë e qytetarëve, se duan integrim, në të kundërtën, i vetmi mjet që mbetet, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Është koha kur të gjithë duhet të dëshmojnë se në cilën anë të Maqedonisë janë”, tha Shekerinska.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka treguar se procesi i referendumit tregoi se sa është lista zgjedhore e pastër dhe sa është censusi i votimit. Edhe ai vlerësoi se vota “për” është porosi e qartë se qytetarët janë për integrim në NATO dhe BE.

“Me 400 vota “për”, procesi konsiderohet legjitim, por kjo ka tejkaluar me votat mbi 600 mijë votat. Situata tash është e qartë si kristali, procesi kalon në Kuvend, dhe secili që është i ballafaquar për të vendosur vendimin historik, për ta quar vendin në NATO dhe BE, do të aprovojë marrëveshjen me 80 vota, dhe do ta mbyllim implementimin në kohë ashtu siç pritet në Marrëveshje”, tha Osmani.

Qeveria e Maqedonisë ka shpërndarë edhe fletushka, ku shihen përqindjet e daljes në votim dhe vlerësuan se vota e qytetarëve dëshmoi se ata janë të bashkuar për NATO dhe BE, më shumë se sa të gjitha partitë politike që mund të kishin fituar vota nëse do të kishte zgjedhje më 30 shtator të 2018-s.

LEXO: Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni
LEXO: Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni
LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës
LEXO: Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button