Mogerini dhe Han : Qytetarët u deklaruan “për”, radhën e ka Kuvendi

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, në një deklaratë të përbashkët theksuan se shumica e qytetarëve e kanë mbështetur marrëveshjen me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

“Në mënyrë të qetë dhe demoratike, shumica e qytetarëve nga ata që e shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë i thanë “po” marrëveshjes së Prespës për Emrin dhe rrugës evropiane. Kuvendi është ftuar të vazhdojë me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratim të ndryshimeve kushtetuese”, shkruajnë në deklaratë të përbashkët Han dhe Mogerini.

Ky është rast historik, thonë ata, jo vetëm për pajtimin në rajon, por edhe për avancim të shkëlqyer në rrugën drejt BE-së.

“Të gjithë aktorët politik dhe institucional tani duhet të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë kushtetuese, jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë ta përkrah vendin dhe qytetarët e saj”, thonë në deklaratë.

LEXO: Zaev: Zgjedhjet e paralajmëruara duhet ta ndryshojnë gjendjen për të mirë

LEXO: Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni
LEXO: Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni

LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës
LEXO: Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button