Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”

Për ministrin Nikolla Dimitrov, referendumi i djeshëm është i suksesshëm, sepse, siç shkroi ai në profilin e facebook-ut, 600.000 qytetarë kanë votuar “PËR”, transmeton Portalb.mk.

“Nëse prej mbi 650.000 vota, mbi 600.000 kanë votuar “PËR”, ky është mandat i shkëlqyer politik që Maqedonia të ecë përpara. Po të kishte edhe 1 milionë votues, që të dilnin të votonin (jashtë koncensusit), sërish vullneti i qytetarëve do të dihej. Tani mbetet që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga ana e deputetëve në Kuvend. Qytetarëve u kemi borxh të ardhme! Do ta sigurojmë, ashtu-kështu!”, shkroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

http://portalb.mk/559997-rezultati-perfundimtar-91-38-per-qind-e-votuesve-votuan-per-nato-dhe-be/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button