Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni

Ish ndërmjetësuesi i Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Van Hojte ka komentuar rezultatin e referendumit të 30-shtatorit dhe paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe ka bërë thirrje që Qeveria e Maqedonisë të mos humb kohë dhe para për zgjedhje, por t’i përmbushë obligimet, transmeton Portalb.mk.

“E thërras Qeverinë që të mos jep dorëheqje, por të vazhdojë me punën e saj, ajo është obligim i juaji! Mos humbni kohë dhe para sërish për zgjedhje të parakohshme, por angazhohuni për zgjidhjen e shumë problemeve të shtetit tonë”, tha Van Hojte.

Van Hojte ka shtuar se është e mundur pranim i zgjidhjes së problemit me emrin, bazuar në marrëveshjen me Greqinë.

Ai ka shprehur keqardhje që, që prej vitit 2016 nuk janë realizuar përpjekje serioze për ndryshim të listës zgjedhore dhe për gjetjen e mënyrës, se si shteti të përballet me shumë qytetarë të cilët e kanë lëshuar shtetin dhe jetojnë jashtë Maqedonisë.

Van Hojte ka shprehur edhe falënderime për qytetarët të cilët kanë përkrahur marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.

LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Dimitrov: Referendumi është i suksesshëm sepse 600.000 qytetarë kanë votuar “Për”
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës
LEXO: Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

http://portalb.mk/559997-rezultati-perfundimtar-91-38-per-qind-e-votuesve-votuan-per-nato-dhe-be/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button