Fillimi i vitit të ri akademik, Thaçi kujton demonstratat e 1997-ës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ditën e fillimit të vitit të ri akademik, ka kujtuar demonstratat e 1 tetorit të vitit 1997 dhe ka thënë se studentët e Universitetit të Prishtinës i kanë dhënë dinamikë zhvillimeve politike në Kosovë.

Ai ka shkruar në Facebook, se edhe pas 21 vitesh janë të freskëta kujtimet nga kjo demonstratë, njofton Klan Kosova.

“Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë”.

“Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë!”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button