“Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën

“Dihet që 300.000 qytetarë IRJM-së e kanë lëshuar vendin gjatë viteve të fundit, dhe për këtë me të vërtetë është çështje serioze për atë se sa lista zgjedhore është reflektues i vërtetë i popullatës. Ajo nuk është azhurnuar tashmë 16 vjet. Regjistrimi i fundit është bërë më vitin 2002”, shkruan gazeta e Greqisë “Ekatimerini”, për referendumin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Gazeta ka theksuar se rezultati i referendumit do të kontestohet nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja,  duke e quajtur Maqedoninë si IRJM.

“Rezultati i referendumit i Ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë do të kontestohet nga opozita e vendit, veçanërisht nga nacionalistja VMRO-DPMNE, sepse pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët se 50 për qind, nga rreth 1.8 milionë votues të regjistruar”, shkruan “Ekatimerini”.

Duke komentuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, “Ekatimerini” ka vlerësuar se ai do të shpallë fitore duke vlerësuar votën “për” të qytetarëve, pasi që siç shkruan ajo, kjo u pa gjatë ndryshimit të qasjes në fushatë.

“Kryeministri Zoran Zaev do ta shpallë fitoren e votës “për” të qytetarëve të cilët dolën në votim. Sërish, kur kuptoi se do të përballet me abstenim, Zaev vendosi për qasje të ndryshme në fushatë gjatë ditëve të fundit: “Ata që do të votojnë, do të vendosin se a do të fitojmë ose jo”, tha ai, duke theksuar se “Ata që nuk votojnë, nuk do të votojnë”. Në këtë kuptim, ai vërtetoi se nëse ka shumicë të madhe “për”, ajo do të thotë, se secili, pavarësisht qëndrimet e tija partiake, duhet t’i nënshtrohen vullnetit të popullit”, thuhet në “Ekatimerini”.

Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button