Sekretari i përgjithshëm i NATO-s komentoi referendumin në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se dyert e Aleancës mbesin të hapura për Maqedoninë, por se të gjitha procedurat kombëtare duhet paraprakisht të përfundojnë.
“E përshëndesim votën ‘pro’ në referendumin në Maqedoni, urgjentisht u bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për ta kapur këtë moment historik”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
I welcome the yes vote in ?? referendum. I urge all political leaders & parties to engage constructively & responsibly to seize this historic opportunity. #NATO’s door is open, but all national procedures have to be completed.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 30, 2018