“Vdekja e Dantonit”, shfaqja më e mirë në FMT 2018 (VIDEO)

Shfaqja teatrore “Vdekja e Dantonit”, në regji të Dino Mustafiç, e Teatrit Shqiptar të Shkupit, është shpallur “shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove në Shqipëri (FMT 2018), transmeton Portalb.mk.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) ka nisur në Tiranë – Shqipëri më 23 shtator, kurse ka përfunduar sot, më 30 shtator. “Vdekja e Dantonit” në kuadër të FMT-së u shfaq sot.

Sekuenca nga paraqitja e sotme në FMT 2018.

Autor i “Vdekjes së Dantonit” është Karl Georg Buchner, kurse në të luajnë aktorët: Refet Abazi (Zhorzh Danton), Luran Ahmeti (Robespier), Gëzim Zherka (Sent-Zhyst), Fisnik Zeqiri (Kamij Demulën), Muzbajdin Qamili (Lëzhandër/Barer), Osman Ahmeti (Lakrua), Hamdi Rashidi (Filipo), Genci Mirzo (Ero Seshel), Amernis Nokshiqi (Zhuli), Aida Elezi (Lysi), Mentor Kurti (Laflot), Ilir Reçi (Mersie), Sokol Hajrullai (Erman), Asdren Selimi (Shomet), Besfort Idrizi (Fukie – Tanvil), Berat Mahmut (Kolo d’Erbua), Ajshe Useini, Arian Ejupi, Faton Ibrahimi, Kujtime Ahmeti, Taulant Destani dhe Orfej Asllanaj me përcjellje muzikore.

Dramaturge: Zheljka Udoviçiq Pleshtina, skenografia: Dragutin Broz, kostumet: Ines Golja, muzika: Oliver Josifovski dhe koreograf: Gjergj Prevazi.

Vdekja e Dantonit” përcjell ngjarjet historike dhe fatin e njërit prej udhëheqësve të Revulicionit Francez, Georges Danton, në kohën kur frika dhe terrori bëhen kornizë e tij. Boshti i shfaqjes është konflikti mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht përplasja mes dy qëndrimeve mbi çështjen si duhet të jetë shteti pasi të përfundojë revolucioni.

LEXO: “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç, shfaqet në FMT 2018 (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button