Lëvizja BESA me kryetar Gashin: Qytetarët që dolën në referendum u deklaruan PËR NATO dhe BE (VIDEO)

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për referendumin, Lëvizja BESA është këtu të deklarojë se kjo ditë zgjedhore, me vërejtje të vogla, ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe qytetarët kanë pasur mundësi që ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Për këtë e përgëzojmë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, organet e rendit dhe organet e drejtësisë.
Me këtë rast dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata qytetarë që sot iu përgjigjën thirrjes për referendum, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë qytetare dhe pjekuri politike për çastin në të cilin ndodhet vendi, tha zëdhënësi i Lëvizjes Besa me kryetar Gashin, Orhan Murtezani.

“Po ashtu i falënderojmë edhe të gjithë aktivistët e Besës që sot u angazhuan, duke ndihmuar maksimalisht, që qytetarët të kenë mundësi të deklarohen në këtë referendum. Siç mund të shihet nga të dhënat preliminare, aty ku Lëvizja BESA ka votues të saj tradicional, edhe dalja ka qenë mbi 50% dhe PO-ja në pyetjen e referendumit ka qenë absolute.” tha ai.

Sipas tij, sot edhe një herë u konfirmua ajo që ne, edhe si parti politike, por edhe si shqiptarë, e kemi thënë shumë herë se mungesa e një regjistrimi të drejtë të popullsisë do të krijojë pasoja edhe në listën zgjedhore.

“Ndërkaq, mospastrimi i listës zgjedhore, e ka ngritur aq lart pragun e mesatares, sa gati askush nuk besonte se mund të arrihej ajo. Në një shtet ku shifrat zyrtare flasin për migrim të qindra mijëra njerëzve në 15 vjetët e fundi, të pretendosh se 903.000 është 50% i votuesve, kjo është gati se utopike. Prandaj, ky referendum është edhe një paralajmërim se çfarë na pret neve si shtet dhe si shoqëri nëse nuk në plan afatshkurtër nuk e realizojmë regjistrimin e popullsisë dhe nuk e bëjmë pastrimin e listës zgjedhore.” tha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button