Prokuroria ka ndërmarr aktivitete në disa raste të evidentuara gjatë procesit të votimit (VIDEO)

Komisioni për ndjekjen e parregullsive për referendumin që është formuar nën kompetencat e Prokurorisë Themelore Publike, në prononcimin rreth parregullsive të evidentuara nga ora 14.00 deri në orën 19.00, njoftoi për disa raste të reja ku ka vepruar prokuroi kompetent, përcjell Portalb.mk. 

Prokurori Xhelal Bajrami, informoi se ka pasur disa parregullsi që janë evidentuar gjatë ditës së sotme.

“Në Prokurorinë e lartë e Gostivarit ka dy raste ku ka ndërmarr aktivitete Prokuroria themelore e Gostivarit, raste ky janë fotografuar votuesit nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje dhe një rast tjetër kur një votues ka grisur fletëvotimin dhe ka kërkuar një tjetër fletëvotim që të realizoj të drejtën e tij të votës, me të parë që anëtarët e këshillit zgjedhor nuk i kanë dhënë një tjetër fletëvotim, ai ka krijuar zhurmë në vendvotim, është njoftuar prokurori kompetent i cili kujdestaron në Prokurorin themelore të Gostivarit dhe së bashku me policinë po punohet në zbardhjen e këtij rasti.

Ndërsa në Prokurorinë e Shkupit nga periudha e orës 14 deri në orën 19 ka paraqitje për parregullsi edhe atë në Shkollën fillore “Koço Racin” ka pasur tentim fotografimi ku nga ana e një personi është përdorur stilolaps me kamerë dhe i njëjti ka gjiruar personat e tjerë duke votuar, ndërsa në Shkollën e mesme “Llazar Tanevski”, vëzhguesi ka fotografuar personin i cili ka qëndruar në radhë për të votuar dhe me të vërejtur nga ana e personit i cili është fotografuar ka lajmëruar policët që kanë qenë në vendvotim si dhe është njoftuar edhe prokuroria dhe po punohet në zbardhjen  këtij rasti.

Prokuroi themelor i Shkupit po vepron edhe në bazë të dy paraqitjeve nga ana e një partie politike edhe atë për kryerjen eventuale të parregullsive në komunën Shuto Orizar dhe paraqitja tjetër është për përcjelljet që janë bërë përmes SMS porosive nga më shumë numra telefonik ku janë bërë thirrje deri tek qytetarët për të dalë për të votuar edhe në këtë rast prokuroi themelor po punon në zbardhjen rastit”.

“Në përgjithësi si Komision po edhe si Prokuroi republikane mund të konstatohet se dita e sotme është zhvilluar në një atmosferë shumë më relaksuese në krahasim me zgjedhjet e deritanishme, sepse e dini se në ciklet e zgjedhjeve të kaluara ka pasur shumë më shumë paraqitje sesa këto që ndodhën tani, janë tre ose katër raste në të cilat është kyçur për të vepruar prokurori themelor, besoj që shumë shpejt ndoshta deri ditën e nesërme do të zbardhen tërësisht dhe do të shohim nëse do të ketë hapësire për ndërmarrjen e masave të mëtutjeshme nga prokurorët kompetent”, deklaroi prokurori Xhelal Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button