Përfundoi festa para Kuvendit, largohet turma e qytetarëve dhe policia (VIDEO/LIVE)

22:00 Përfundoi festa e “Bojkotoj” para  Kuvendit të Maqedonisë, ku disa orë më parë u mblodhën për të festuar sipas tyre “dështimin e referendumit”.

Turma e qytetarëve ka filluar të shpërndahet.

20:30 Qytetarë të cilët bojkotuan referendumin për emrin janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë dhe tani më kanë filluar festën e tyre, pasi që sipas tyre referendum do të dështojë. Para Kuvendit vërehet prani edhe e policisë dhe automjete të blinduara.

Bojkotoj veç më kanë filluar festimet për sipas tyre dështimin e referendumit, ata janë mbledhur në një tubim gjithë popullorë para Kuvendit, përcjell Portalb.mk. 

Sipas tyre referendum, do të jetë i suksesshëm nëse nuk ka dalje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button