Gostivar, ndërroi jetë një motoçiklist pasi i ka rënë traktorit

Një person me iniciale H.A. 25-vjeçar nga fshati Zdunje i Gostivarit e ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur pasdite në afërsi të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të para të SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë rreth orës 14:30, në dalje të qytetit.

Ai deri sa ka qenë duke vozitur me motoçikletë pa targa të regjistrimit, i ka rënë një traktori i cili ka qenë duke u vozitur nga Sh.A (26). Shumë shpejt pas aksidentit, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka shkuar në vendngjarje, por mjeku ka konstatuar vdekjen e tij si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marrë.

Komunikacioni në vendin e aksidentit zhvillohet normalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button