Policia kap falsifikatorët kosovarë dhe maqedonas

Policia ka ngritur padi penale kundër gjithsej 18 personave të cilët janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve, pasi që, pas hetimit disa muajsh, u zbulua një grupë e cila falsifikonte lloje të ndryshme të dokumenteve.

Bëhet fjalë për 17 shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, të cilët falsifikonin pasaporta, letërnjoftime, leje për vozitje, kartela sigurimi, diploma, ndër të cilat edhe dokumente  të institucioneve të Maqedonisë. 

Grupa kriminele ka punuar në mënyrë mjaft të sofistikuar, duke i marrë të dhënat personale nëpërmjet bisedave telefonike dhe fotografitë në mënyrë elektronike, ndërsa çmimi për këto shërbime ka lëvizur nga 100 deri në 3.500 euro.

Pas disa hetimeve të bëra në Shkup gjatë ditës së djeshme, policia ka kapur 12 persona të përfshirë në këtë aksion, të cilët janë të moshës 21 deri në 62 vjeçare, ndërsa gjashtë personat e tjerë nuk janë të kapshëm për organet ndjekëse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button