Policia shqiptare arrestoi kontrabandues të njerëzve për SHBA, Kanada dhe Britani, mes tyre edhe qytetarë të Maqedonisë

Policia shqiptare kumtoi se është shkatërruar një grup kriminal, pjesë e rrjetit ndërkombëtar, e cila organizonte hyrje të palejuar të qytetarëve shqiptarë në Britani të Madhe, SHBA dhe Kanada, njofton MIA.

Ky është grupi kriminal i shtatë më radhë i aksionit të madh në të cilën deri më tani janë arrestuar 39 persona, përderisa për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj është shpallur kërkim ndërkombëtar.

Në mesin e të arrestuarve të fundit janë edhe pesë shtetas të  Maqedonisë, për të cilët policia pohon se ishin kryesor në organizimin e këtij “biznesi”.

“Në fazën e dytë të aksionit të madh “One If By Land”, i cili është organizuar në bashkëpunim me agjentët special amerikanë, ndërsa ishin përfshirë edhe policitë e vendeve të tjera, janë shkatërruar shtatë grupe kriminale. Anëtarët e këtyre grupeve personat e interesuar i transportonin me dokumente  të falsifikuara për çka kanë paguar nga 7 mijë funta për hyrje në Britaninë  e Madhe, përderisa nga 25 deri 30 mijë dollarë për SHBA dhe Kanada. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy nëpunës të policisë nga Aeroporti Ndërkombëtar në Tiranë dhe pesë maqedonas”, deklaroi Eduart Merkal, drejtor i policisë së krimit.

Janë arrestuar shtetasit e Maqedonisë B.V. për të cilin nuk theksohet se nga cili vendbanim është, pastaj struganët A.D. G.D. dhe Z.D. si dhe qytetari i Ohrit I.M.

Sipas Merkal nga hetimi është vërtetuar se grupet të cilët vepronin në Shqipëri, Bullgari, Francë, Republika Dominikane, Italia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja në këtë mënyrë “kontrabandonin” së paku 300 persona, shtetas shqiptarë, në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada.

Për transport të personave janë shfrytëzuar relacionet Shqipëri – Itali – Britani e Madhe, Shqipëri -Francë-Britani e Madhe, Shqipëri-Francë-Belgjikë-Republika Dominikane-SHBA/Kanada, si dhe Shqipëri -Spanjë-Amerika Latine-SHBA/Kanada. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button