Referendumi, ja çfarë tha pasi votoi sot lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami (VIDEO)

Kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot ka realizuar të drejtën për të votuar në referendumin për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Ai pas votimit tha se votimi i sotëm është i barabartë, pasi që sot të gjithë votojnë për të ardhmen evropiane të vendit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Sot të gjithë qytetarët votojnë të barabartë edhe unë si kryetar i partisë dhe ndonjë qytetari jemi të barabartë dhe vendosim me votë të njëjtë për të ardhmen e këtij vendi, në këtë votim nuk ka të zgjedhur dhe të vendosur në lista zgjedhore pasi që nuk janë votime parlamentare apo lokale, pasi që janë zgjedhje për të ardhmen e këtij vendi evropiane në kuadër të NATO-s e cila e siguron një të ardhme më të mirë për të ardhmen e vendit”, tha Kasami.

http://portalb.mk/559709-kshz-e-tregoi-perqindjen-e-daljes-se-votuesve-ne-referendum-deri-ne-oren-13-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button