Saraj, kishte ndërprerje të votimit për referendumin, këto janë arsyet pse

Votimi në njësinë zgjedhorë me numër 2436 në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të disa parregullësive ka vazhduar, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse jozyrtarisht thuhet që votimi ishte ndërprerë për shkak të mungesës së 13 fletëvotimeve, kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal (KKZ-së) Xhavit Hamiti në komunën e Sarajit mohon të ketë ndodhë një gjë e tillë.

Ai thotë se arsyeja e ndërprerjes së votimit ka qenë një mosmarrëveshje në mes mbikqyrësve, kurse njofton se problemi është zgjedhur kurse votimi ka vazhduar.

“Është e vërtetë që votimi i ndërpre për shkurt, por problemin e zgjodhëm dhe momentalisht gjithçka është duke shkuar në mënyrë normale. Kishim një mosmarrëveshje për shkak që dikush kishte votuar dhe nuk kishte vendosur nënshkrim, kjo ishte arsyeja e vetme pse u ndërpre votimit, tha Hamiti kryetar i KKZ-së”, për Portalb.mk

Incidentin e konfirmoi edhe kryetari i Komisionit Zgjedhor Shtetëror (KSHZ) Oliver Derkoski në pres konferencën e mbajtur për media, ai njoftoi se parregullësi janë konstatuar dhe se votimi është duke vazhduar.

“Nuk është e vërtetë që kanë munguar fletëvotime, këtë e ka konstatuar dhe Këshilli Zgjedhorë dhe Komisioni Komunal. Gjithçka është në rregull dhe votimi vazhdon”, tha Derkoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button