Policia regjistroi grafite të shkruara, transparent të vendosur dhe sulm verbal për referendumin

Pas konferenës për shtyp, MPB dërgoi edhe kumtesë duke informuar se gjatë natës dhe sot në mëngjes në polici është paraqitur se në disa vende janë shkruar grafite lidhur me referendumin. Sipas policisë, është një rast i transparenit të vendosur, ndërsa një shkupjan ka paraqitur se është sulmuar verbalisht lidhur me votimin në referendum.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se sot në mëngjes, rreth orës 6:10 është paraqitur se në rrugën lokale Petrovec – fshati Katllanovë në afërsi të shkollës “Koço Racin” në fshatin Petrovec janë shkruar grafite lidhur me referendumin.

Sot në mëngjes në orën 05:55 është paraqitur se në shkollën “Aleksandar Zdravkovski” në fhastin jegunoc të Tetovës, është shkruar grafit lidhur me referendumin.

Dje, në rajonin e Stacionit policor Karposh në disa lokacione në afërsi të Shkollës fillore “Petar Pop Arsov”, ku ishte vendosur vendvotimi për “Referendumin 2018” janë shkruar grafite lidhur me referendumin. Grafit është shkruar edhe në oborrin, në fushën e sportit. Gjithashtu, grafit është shkruar edhe në oborrin e kopshtit “Prolet”.

Dje në orën 16:40 në SP Karposh, është paraqitur se në afërsi të SHF “Vera Ciriviri Trena” ku është vendpsur vendvotimi për “Referendumin 2018”, në murin e ndërtesës është shkruar grafit lidhur me referendumin.

Grafit është shkruar edhe në rr. “Veselin Maslesha” në afërsi të SHF “Vera Ciriviri Trena” ku është vendosur vendvotimi për “Referendumin 2018”.

Dje në rajonin e Stacionit policor Qendër, në rr. “Divizioni i 50-të” në afërsi të hyrjes në Shkollën e mesme mjekësore “Pançe Karagjozov”, është shkruar grafit lidhur me Referendumin.

Dje në orën 02:49 është paraqitur se është shkruar grafit para hyrjes së shtëpisë së kulturës në fshatin Deljadrovc të Shkupit.

Mbrëmë, rerth orës 00:30 gjatë patrullimit të nëpunësve policorë është vërejtur se në fshatin Mislleshevë të Strugës në afërsi të një vendvotimi është vendosur transparent lidhur me referendumin.

Në Stacionin policor Qendër, dje në orën 13:30 një shkupjan 44-vjeçar ka paraqitur se në orën 00:15 në një kafene në Shkup, derisa ka qenë me mikun e tij i është afruar J.P. (33) nga Shkupi me të cilin janë njohur preju më parë dhe i është drejtuar me kërcënime verbale lidhur me votimin në referendum, ndërsa në një moment e ka goditur me grusht. pas çka paraqitësi është alivanosur. Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për ndriçimin e rastit dhe kundër J.P. është ngritur parashtresë adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button