Dybala: Jam i vetmi në botë që e bëj një gjë të tillë

Paulo Dybala deklaroi me krenari se ai “është i vetmi në botë që mund të luaj dhe të mësoj nga të dy, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, shkruan Telesport.al.

Ylli i Juventusit dhe Argjentinës foli për gazetën “Corriere della Sera” rreth pozicionit të tij unik tek klubi dhe kombëtarja.

“Jam i vetmi në botë që kam mundësinë të luaj dhe të mësoj nga të dy, Messi dhe Cristiano Ronaldo. Nuk ka dallime midis tyre, pasi të dy janë fenomenalë”.

“Gjëja që më habit më shumë tek Cristiano është intensiteti me të cilin ai stërvitet, por gjithashtu edhe dëshira e tij për të fituar. Padyshim që me të në krah të tjerët nuk marrin aq shumë topa sa ç’ishin mësuar, por gjëja më e rëndësishme është fitorja e ekipit”, ka thënë argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button