Arifi: Shqiptarët aktivë në procesin e euro integrimeve

Procesi i integrimit evropian është proces i cili ndjeshëm do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm dhe përparimin e vendeve të rajonit, ndërsa shqiptarët janë të kyçur aktivisht dhe japin kontributin e tyre për arritjen e këtij qëllimi. Kështu është shprehur zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi në “Konferencën ndërkombëtare të fqinjësisë shqiptare” e cila mbahet në Tiranë.

Ajo ka folur edhe për Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë midis Republikës së Maqedonisë dhe BE-së duke e karakterizuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm i cili bëri shtytje shtesë në implementimin e reformave në vend. 

Në konferencë janë përfshirë tema për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të transparencës, përparimit të shoqërisë civile dhe nxitjes së të rinjve nga rajoni që në mënyrë më aktive të kontribuojnë në zhvillimin e rajonit. 

“Konferenca ndërkombëtare e fqinjësisë shqiptare” është nën organizimin e Institutit për të Drejtat e Njeriut pranë Universitetit të Kolumbisë dhe Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nga Washington-i, ndërsa janë të pranishëm personalitete të spikatura nga jeta politike dhe shoqërore nga vendet e rajonit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button