Velanovski nuk përfillet nga LSDM-ja

Partitë opozitare nga blloku opozitarë maqedonas nuk erdhën edhe në koordinimin e sotëm të rregullt tek kryetari i Kuvendit, Trajko Velanovski.

Me të u takuan vetëm koordinuesit e partive në pushtet dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Kryeparlamentari me keqardhje priti mosardhjen e opozitës në koordinimin dhe i bëri thirrje që të përmbahet nga zbatimi selektiv i Ligjit për kuvend.

“Nga ana ime kanë mbështetje çdoherë kur ndonjë çështje lidhet me përforcimin e pushtetit ligjdhënës, por assesi nuk guxojnë që debatet mbikqyrëse të jenë në funksion të mbështetjes të mitingjeve apo bllokimit të punës së Kuvendit”, tha Velanovski.

Ndonëse paraprakishtë njëri nga të pranishmit në koordinimin tha se nuk është debatuar për nismën e debateve mbikqyrëse të opozitës, Velanovski pohon se në takimin e sotëm koordinues është biseduar pikërisht për këtë.

Opozita kumtoi se për shkak të jokorrektësisë dhe sjelljes nënçmuese të Velanovskit, nuk kthehen në koordnimiet dhe se kërkesa për debate mbikqyrëse nuk duhet të lidhet me këtë, meqë për këtë kryetari i Kuvendit është i zotuar me ligjin për Kuvend. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button