Polica kërkon personin që lëndoi tetovarin me skuter

Policia është ende në kërkim të personit i cili, derisa po ngiste skuterin dje në plazhën e meshkujve në Strugë, goditi një barkë. Sipas informatave të policisë, i lënduari gjendet jashtë rrezikut.

Sipas raportimit zyrtar të policisë, A.V. (21) nga fshati  Miletinë e Tetovës, komuna Bërvenicë, u lëndua nga skuteri në ujë, derisa voziteshin me barkë së bashku me Z.V. (37).

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:25, në largësi rreth 120 metra nga bregu i liqenit, në afërsi të hotelit Drim, kur skuteri, i drejtuar nga një person i panjohur ka goditur barkën. Edhe pse barka është përmbysur, vozitësi i skuterit as që ka ndalur për t’ju ofruar ndihmë të lënduarve dhe menjëherë është larguar nga vendi i incidentit.

Nga goditja, 21 vjeçari ka përfituar lëndime në krah. Nga spitali i Strugës njoftojnë se lëndimet nuk janë të rrezikshme për jetën e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button