Konstatoi se Dafina Zhubi ka kryer vetëvrasje, prokurorja: Ka pasur shumë presion e shantazh

Prokuroria e Shtetit ditë më parë e ka pranuar raportin nga forenzika në Zvicër në lidhje me vdekjen e Dafina Zhubit, vajzën me nënshtetësi zvicerane, e cila dy vjet me parë u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë.

Ekspertiza konstatoi se Dafina Zhubi është vetëvrarë.

Kjo ekspertizë është bërë nga një institucion mjeko-ligjor në Zvicër dhe është iniciuar nëpërmjet rrugëve institucionale, transmeton Koha.net.

Por prokurorja e cila fillimisht e kishte konstatuar vetëvrasjen e Dafina Zhubit, Fitore Sadikaj, ka reaguar duke thënë se ka pasur shumë presion e shantazhe.

Publikisht ajo ka thënë se duhet të ndalen këto presione dhe ndërhyrja që ju bëhet prokurorëve në raste të tilla.

Lexoni reagimin e prokurores Fitore Sadikaj:

REAGIM ME SHKAS!

Njoftojmë opinionin publik se për rastin e vetëvrasjes së Dafina Zhubi është kthyer super-ekspertiza e dërguar në Institutin mjeko-ligjorë në Zvicër dhe është konstatuar dhe ri-konfirmuar se rasti ishte vetëvrasje. Me këtë janë vërtetuar ekspertizat dhe konstatimet e prokurorisë në këtë rast të cilësuar si Vetëvrasje.

Shprehi shqetësimin dhe reagimin tim personal si prokurore e rastit dhe të Prokurorisë së Shtetit për gjykimet dhe vlerësimet publike abuzive të bëra nga individ dhe media të ndryshme lidhur me këtë rast duke e cilësuar si vrasje, pa u mbështetur në argumente ligjore dhe profesionale-mjekësore. Konsideroj së kjo ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë profesionale të Prokurorisë dhe punën time, si dhe ndikim i drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Jemi etiketuar unë dhe familja si dhe prokuroria në mënyrat më abuzive në opinionin publik.

Përmes, kësaj shkrese kërkoj publikisht që të ndalen presionet, shantazhet dhe fyerjet ndaj prokuroreve të shtetit dhe të ruhet pavarësia e sistemit të drejtësisë.

Ndaj, personave, mediave që kanë bërë presione të ndryshme, shantazhe, fyerje dhe shpifje publike, do ti përdorim të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar përgjegjësi ligjore ndaj kryerësve të këtyre veprimeve, kompensimin e dëmit personal si dhe ruajtjen e pavarësisë së prokurorit të shtetit.

Pavarësisht humbjeve që mund të kemi duhet të besojmë në drejtësi dhe profesionalizëm.

Sinqerisht !

Fitore Sadikaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button