Tronditje për futbollin, Ronaldo u akuzua për përdhunim

Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në botë është përfshirë nga një lajm që po trondit botën e futbollit.

Bëhet fjalë për një skandal ku thuhet se ai ka përdhunuar një grua në vitin 2009.

Lajmi është bërë publik nga media gjermane “DER SPEIGEL”, ku është rrëfyer edhe 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.

Mayorga ka thënë se Ronaldo e ka dhunuar atë në Las Vegas në vitin 2009 dhe më vonë Portugezi ia ka dhënë asaj 375 mijë dollar amerikan në mënyrë që ajo të heshtë.

Nga ana tjetër, Ronaldo i ka mohuar akuzimet duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë pjesë e një dëshire të përbashkët.

Megjithatë avokati i Mayorgas ka thënë se posedon disa pjesë të dokumenteve, të cilat tregojnë se si është shprehur Ronaldo pas asaj nate duke konfirmuar përdhunimin e Mayorgas që ishte 25 vjeç në atë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button