Një nëpunëse e MPB-së merr “hua” nga arka policore

Tridhjetë vjeçarja M.P nga Kumanova, e cila në këtë qytet ka punuar si referente për dhënien e dokumenteve personale, ka marrë nga arka e MPB-së 3.500 euro, ndaj për këtë shkak fitoi kallëzim penal për punë të pandërgjegjshme gjatë shërbimit.

Tek ajo Komisioni i MPB-së , gjatë kontrollimit të bërë dhe  barazimit të borxheve zbuloi se mungojnë para nga dhënia e lejeve të komunikacionit për automjete, traktorë, vërtetime për regjistrim, vërtetime për regjistrim të përkohshëm, si dhe për dhënien e targave të regjistrimit për më shumë lloje të automjeteve, me formë të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button