Deralla për referendumin: Vëzhguesit të jenë neutral, të paanshëm dhe objektiv (VIDEO)

“Vëzhguesit e OJQ CIVIL janë mikesha dhe miq të këtij procesi. Ata janë bashkëpunëtor dhe duhet ta mbështesin procesin dhe, sigurisht, duhet të jenë neutral, të paanshëm dhe objektiv”, kështu ka deklaruar sot, kryetari i Qendrës për Liri “CIVIL”, Xhabir Deralla, në lidhje me referendumin, që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Deralla ka njoftuar se aktivitetet vëzhguese të “CIVIL” do të nisin në ora 06:00 të mëngjesit, në Qendrën Press-Analitike, në Hotel Park – Shkup, dhe do të mbarojnë në mesnatë, me konferenca për media dhe debate prej ekspertësh.

“Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit, deri në mesnatë, OJQ CIVIL, në qendrën pess-analitike në Hotelin Park në Shkup do ta monitorojë procesin e referendumit, nga ku do të dërgojë kumtesa dhe do të mbajë konferencë për media gjatë tërë ditës. Konferencat për media do të nisin kah ora 10:00 e mëngjesit”, tha Deralla.

Kryetari i “CIVIL”, Xhabir Deralla njoftoi se pas orës 19:00 do të nis edhe debati, ku ekspertë dhe vëzhgues të procesit të referendumit do të japin vlerësimet për mënyrën se si është realizuar referendumi.

“Pas mbarimit të votimit, në ora 19:00, CIVIL do të hap debat deri në mesnatë, do të ftojë ekspertë, përfaqësues të ekipeve vëzhguese dhe drejtpërdrejtë do ta transmetojë diskutimin, në të cilën do të vlerësohet dita e referendumit dhe do të përpiqen që të kontribuojnë në kuptim sa më të mirë të asaj çfarë ka ndodhur gjatë ditës”, tha Deralla, transmeton Portalb.mk.

Deralla ka njoftuar qytetarët se parregullsitë mund të denoncohen te ata, qoftë nëpërmjet adresës elektronike: KËTU, por edhe drejtpërdrejtë në Qendrën Press-Analitike në Hotel Park.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button