Thyhen dritaret e shkollës fillore në Vrapçishtë

Një grup dhunuesish i kanë thyer dritaret e ndërtesës e shkollës fillore “Sali Lisi” në komunën e Tetovës Vrapçishtë.

Pas hetimit të kryer nga policia është konstatuar se dje në drejtim të dritareve në katin e pare dhe të dytë është gjuajtur me gurë dhe dru me çka janë thyer 14 dritare.

Shkolla “Sali lisi” para dy muajve ishte shënjestër e vjedhësve të cilët kishin vjedhur 34 laptopë, dhe pajisje të tjera informatike. /Portalb    

Lajme të ngjashme

Back to top button