Shkup, u hap ekspozita “Koneksione në koleksione – paralele italiane-maqedonase”

“Koneksione në koleksione – paralele italiane-maqedonase” titullohet ekspozita që mbrëmë u hap në Muzeun e Arteve Bashkëkohore. Në hapjen solemne të kësaj ekspozite, të pranishëm dhe fjalim mbajtën ministri i Kulturës, Asaf Ademi, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, ambasadori i Italisë Karlo Romeo, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe drejtori i Galerisë së Arteve Bashkëkohore dhe Moderne në Torino, Rikardo Pasoni.

Ministri Ademi në fjalimin e tij tha se bashkëpunimi tradicionalisht i mirë me Italinë bazohet në Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1998.

“Jam i lumtur që kjo ekspozitë për nga koncepcioni dhe vlera e saj është shembull i asaj që e kemi për qëllim në Strategjinë tonë, e kjo është evropeizmi i kontekstit kulturor maqedonas” tha ai.

Kjo ekspozitë bën përpjekje që të tregojë lidhje të mundshme artistike midis veprave të autorëve maqedonas dhe italianë të përfaqësuar në koleksionin MAB.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar vepra nga autorë që kanë qenë pjesë e ekspozitës së parë të përhershme të MAB në vitin 1970, si dhe përfaqësues tjerë të drejtimeve artistike në Itali dhe Evropë në periudhën më të re. Aty janë vendosur edhe vepra të autorëve maqedonas, që i kanë krijuar prej viteve të pesëdhjeta e deri më sot.

Kuratore e kësaj ekspozite është Bojana Janeva Shemova, kurse për vizitorët do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button