Procesi gjyqësor “Transportuesi”, filloi nga e para

Rasti gjyqësor “Transportuesi do të fillojë nga e para. Këtë vendim e solli Gjykata Penale, pas ndërrimit të gjykatësit porotë, të cilit i ka skaduar mandati, njofton Portalb.mk.

Avokatët e të akuzuarve janë pajtuar që dëshmitë e dëshmitarëve të deritanishëm të lexohen, që të vazhdojë gjykimi prej atje ku ka ngelur, gjegjësisht të mos dëgjohen përsëri dëshmitarët e njëjtë. Gjykatës i gjykimit ngelet, Dobrilla Kacarska. Procesi filloi me leximin e të dhënave të të pandehurve, pas së cilës vijojnë fjalët hyrëse.

Përndryshe në këtë rast bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, me njohuri të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme më të cilat shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.

LEXO MË SHUMË PË RASTIN “TRANSPORTUESI”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button