SPB Tetovë apelon që të mos ndizen zjarre në vende të hapura

Dhjetë ditët e fundit, në rajonin e Pollogut shpërthyen disa zjarre në hapësira të hapura. Është djegur barrë i thatë dhe drunj, ndërsa zjarret shpejt dhe në mënyrë efikase janë lokalizuar dhe kanë përfunduar vetëm me dëm material, transmeton Portalb.mk.

Në shumë vende, gjithashtu vërehet edhe djegia e kashtave, mbeturinave dhe gjësendeve tjera. Për këtë shkak, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon që bujqit dhe të gjithë të tjerët që nga nevojat e ndryshme të përmbahen nga ndezja e zjarreve dhe të mos hedhin gjëra të ndryshme.

Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë edhe njëherë rikujton se shkaktimi i zjarrit me qëllim ose pa qëllim paraqet vepër penale për të cilën parashihet edhe dënim me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button