Tetovë, janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht dy shpërndarës të fletushkave

23 vjeçari D.A. dhe 18 vjeçari H.Xh., të dy nga Tetova, dje rreth orës 13:00 e 20 minuta në Stacionin Policor Tetovë, kanë paraqitur se në rrugën “Marshall Tito”, në afërsi të tregut të gjelbër, rreth orës 11:50, fillimisht janë ofenduar, ndërkaq më pas D.A., është sulmuar nga S.A. (43) nga Tetova, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Të dy të paraqiturit, kanë ndarë fletushka me përmbajtje lidhur me referendumin, ndërkaq sipas të paraqiturit, S.A., ua ka zhubravitur fletushkat, i ka ofenduar dhe në një moment është përpjekur që me grusht ta godet D.A.-në, por ai ka arritur që t’i ikë goditjes, pas së cilës S.A. me këmbë e ka goditur pas shpinës dhe bashkë me të edhe dy persona të tjerë, të cilët, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button