Brnabiq ankohet në OKB se Kosova nuk po respekton marrëveshjet: Duam partner më serioz

Kryeministrja e Serbisë ka thënë se Prishtina “deri tani nuk ka zbatuar asnjë fjalë nga ajo çfarë shkruan në Marrëveshjen e Brukselit”, e që ata do të insistojnë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se “edhe më tutje do të jenë tolerantë dhe të durueshëm”.

“Ne mbesim të përkushtuar në gjetjen e kompromisit me të cilin do të sigurojmë paqe të qëndrueshme, përparim dhe ardhmëri më të mirë për gjithë popujt në rajon. Serbia edhe më tutje do të shprehë gatishmëri për kompromis, gjë që nuk është aspak lehtë. Por, për këtë na nevojitet partneri, politikisht i guximshëm, përgjegjës, i përkushtuar dhe i besueshëm, e këtë deri tani nuk kemi pasur. Andaj kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar t’i përkrahë përpjekjet të cilat i kemi iniciuar”, ka thënë kryeministrja e Serbisë Ana Bënabiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton Gazeta “Zëri”.

Ajo ka shtuar se Prishtina “deri tani nuk ka zbatuar asnjë fjalë nga ajo çfarë shkruan në Marrëveshjen e Brukselit”, e që ata do të insistojnë në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se “edhe më tutje do të jenë tolerantë dhe të durueshëm”.

Kryeministrja serbe ka pretenduar se duan të jenë të përgjegjshëm ndaj gjeneratave të ardhshme andaj “aq shumë po investojnë në paqe, mirëkuptim dhe pajtim në rajon”.

“Gjithmonë kemi qenë të njohur, e madje edhe krenarë, në urrejtjen tonë tradicionale, emocionet tona të papërmbajtura, flijimet, betejat poetike. Sot Serbia po përpiqet që gjithë këto t’i lë pas vetit dhe të jetë e arsyeshme, më pak e preokupuar me mite, krenare në fitore e jo në disfata”, ka përfunduar Bërnabiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button