“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç, të dielën shfaqet në FMT 2018 (FOTO)

Shfaqja teatrore “Vdekja e Dantonit“, në regji të Dino Mustafiç është pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit (FMT) që ka nisur në Tiranë – Shqipëri më 23 shtator, kurse do të përfundojë më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

Vdekja e Dantonit“, i realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, në kuadër të FMT-së shfaqet të dielën, më 30 shtator, me fillim prej ora 19:00 në sallën “400” të skenës së re ArTurbina.

Autor është Karl Georg Buchner, kurse në të do të luajnë aktorët: Refet Abazi (Zhorzh Danton), Luran Ahmeti (Robespier), Gëzim Zherka (Sent-Zhyst), Fisnik Zeqiri (Kamij Demulën), Muzbajdin Qamili (Lëzhandër/Barer), Osman Ahmeti (Lakrua), Hamdi Rashidi (Filipo), Genci Mirzo (Ero Seshel), Amernis Nokshiqi (Zhuli), Aida Elezi (Lysi), Mentor Kurti (Laflot), Ilir Reçi (Mersie), Sokol Hajrullai (Erman), Asdren Selimi (Shomet), Besfort Idrizi (Fukie – Tanvil), Berat Mahmut (Kolo d’Erbua), Ajshe Useini, Arian Ejupi, Faton Ibrahimi, Kujtime Ahmeti, Taulant Destani dhe Orfej Asllanaj me përcjellje muzikore.

Dramaturge: Zheljka Udoviçiq Pleshtina, skenografia: Dragutin Broz, kostumet: Ines Golja, muzika: Oliver Josifovski dhe koreograf: Gjergj Prevazi.

Vdekja e Dantoni” përcjell ngjarjet historike dhe fatin e njërit prej udhëheqësve të Revulicionit Francez, Georges Danton, në kohën kur frika dhe terrori bëhen kornizë e tij. Boshti i shfaqjes është konflikti mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht përplasja mes dy qëndrimeve mbi çështjen si duhet të jetë shteti pasi të përfundojë revolucioni. Dantoni, që nga fillimi paraqitet si njeri dekadent, hedonist, por qëndrimet e tij politike janë liberale dhe tolerante. Robespjeri, nga ana tjetër, betohet në virtyte, por vet të gjithë ata që mendojnë ndryshe prej tij. Robespjeri e konsideron Dantonin tradhtar që nuk dëshiron ta çojë revolucionin deri në fund, prandaj edhe pse ky i fundit është hero i popullit, dhe mik i tij, ai vendos ta dërgojë në gijotinë. Kështu, Dantoni gjendet pikërisht para asaj gjykate të cilën e ka themeluar vet, pa mundësi për fjalën e mbrojtjes.

“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Foto: premiera
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button