Borriello thirret ‘mercenar’

Tifozët e Romës e kanë kritikuar sulmuesin Marco Borriello në një seancë stërvitore të mbajtur të shtunën.

Rreth 3.000 tifozë u grumbulluan në Riscone për të ndjekur seancën e parë stërvitore të klubit të tyre të zemrës nën drejtimin e trajnerit Zdenek Zeman, mirëpo shumë shpejt fokusi i tyre u përqendrua te 30-vjeçari.

Ata fillimisht filluan ta kritikonin stilin e tij të flokëve, ndërsa më pas filluan të bërtisnin “mercenar”.

Borriello e kaloi gjysmën e dytë të sezonin 2011/2012 si huazim te Juventusi dhe kjo është arsyeja që tifozët nuk e duan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button