Rasti “Tamara”, mbrojtja kërkon banka dhe kamerë

Kamera dhe banka në gjykatore kërkoi pala mbrojtëse në procesin gjyqësor për vdekjen e Tamarës, e cila ndërroi jetë në vitin 2015 duke pritur operacion të kurrizit, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme gjyqësore, të cilën e udhëheq gjykatësi Marin Stanevski, erdhën 12 të akuzuarit, por avokatët janë ankuar për një pjesë të dëshmive, por edhe për kushtet në gjykatoren e objektit të ri të Gjykatës Penale. Gjykatësit i janë ankuar se nuk ka bankë ku të rrinë dhe ku t’i vendosin dokumentet dhe se nuk qëndrojnë afër klientëve të tyre që i mbrojnë.

Seanca duhej të mbahet në sallën e madhe në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, por atje ka gjykim tjetër, të akuzuarit dhe avokatët bashkë me të akuzuarit shkuan në ndërtesën ere. Pala mbrojtëse kërkoi që të sillet edhe kamerë në seancë që të incizohet rrjedha e procedurës. Gjykatësi Stanevski u sqaroi se kamerë duhet që të sigurohet, ndërkaq për kushtet në seancën e ardhshme do t’u sigurojë edhe banka, të cilat do të sillen nga salla e madhe. Është kërkuar edhe përkthim i dëshmive për komunikimet elektronike të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) dhe institucionet shëndetësore në Kroaci. Prokurorja Natasha Goxhovska propozim që t’i tërheqë, dhe pasi që të përkthehen, përsëri t’i propozojë këto dëshmi. Ndaj kësaj ka reaguar pala mbrojte, sipas së cilës Prokuroria mund të propozojë dëshmi të reja ose të të njëjtat, por për rrethana të reja që këtu nuk bëhet fjalë. Dhe kështu, në fund të fillimit të seancës, gjykatësi vendosi që seanca të anulohet derisa Prokuroria të sigurojë përkthim të të gjitha dëshmive.

Prokurores do t’i duhet kohe gjatë që t’i përkthejë dëshmitë e komunikimit elektronik, seanca e radhës do të mbahet më 29 tetor.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar akuzë kundër 12 personave për kryerjen e veprës penale “kryerje të detyrës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme” nga neni 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Të akuzuar janë anëtarët e Komisionit të Shkallës së Parë dhe të Dytë të Mjekëve, drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), por edhe udhëheqësi i Bordit Drejtues të FSSH-së.

Prokuroria ka ngritur akuzë kundër 12 personave për vdekjen e Tamarës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button