Maqedonia sot në heshtje për referendumin e 30-shtatorit

Fushata për referendumin e 30-shtatorit ka mbaruar dje, ndërsa sot Maqedonia është në heshtja parazgjedhore, njofton Portalb.mk.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi se fushata “qëndrimi yt, e drejta jote” e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si fushatë e interesit publik nuk bën pjesë në propagandën e referendumit dhe mund të transmetohet edhe të shtunën, edhe të dielën edhe pse do të jetë heshtje zgjedhore.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e “heshtjes zgjedhore” konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Kujdes! Nëse i bëni këto veprime gjatë votimit në referendum, do të dënoheni me burg ose me para

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button