Integrimi i Maqedonisë në NATO: Institucione të fuqishme dhe informata të vërteta (VIDEO+INFOGRAFIK)

Vetëm për një muaj e gjysmë janë paraqitur 25 ueb-faqe me emra identik si mediat ekzistuese, por me lajme të rrejshme, thotë koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski. Bashkë me manipulimet dhe reagimet e rrjeteve sociale, ata hedhin hije edhe ndaj informatave të vërteta të cilat janë të qasshme, por bëhen jo-mjaftueshëm të dukshme.

Më shumë se 25 vjet nga anëtarësimi në Marrëveshjen Organizatës Veriatlantike (NATO) është prioritet i deklaruar kryesor i Republikës së Maqedonisë dhe qeverisë së saj. Kuvendi më 23 dhjetor të vitit 1993, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, e ka miratuar vendimin për anëtarësim, e cila ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët. Deri më tani, asnjëherë seriozisht nuk është kontestuar as pjesëmarrja e ARM-së në operacionet e udhëhequra nga NATO, as në misionet tjera jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq Kuvendi, si kompetent për ta miratuar çdo dërgim të ushtarëve në mision, tanimë 16 vjet, vetë në mënyrë rutinore i voton vendimet e reja për dërgim të kontingjenteve ushtarake.

Por me rastin e referendumit për deklarimin për Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO dhe BE, opinioni, veçmas në rrjetet sociale është vërshuar me dezinformata dhe interpretime të gabuara të informatave të vërteta për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Në mesin e temave më të shpeshta me të cilat manipulohet është se Maqedonia, si anëtare e NATO-s, duhet që të dërgojë ushtarë jashtë vendit dhe se do të duhet që të ndajë para për anëtarësimin. Përskaj dezinformattave, manipulimet dhe spinet, informatat e vërteta, edhe pse të qasshme, bëhen më pak të dukshme.

Hiperproduksion i lajmeve të rrejshme

Vetëm në periudhën prej 1 muaj e gjysmë janë regjistruar 25 ueb-faqe me emra identik si medial, por me “lajme të kundërta” dhe dezinformata, thotë koordinatori nacional për NATO dhe ish këshilltari për siguri nacionale të dy presidentëve të shtetit, Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

“Ajo është pjesë e të ashtuquajturave kërcënime hibride, ndërkaq njëra ndër keryesoret janë lajmet e rrejshme. Ishim dëshmitar të propagandës së ashpër anti-perëndimore, në të cilën përjashtimet paraqiten si rregulla. Këtu ka dy nivele, ose grupe. Ka aktorë të brendshëm, nuk them se ai grup është opozita, edhe pse ngjashëm funksionon, por ka edhe fuqi ekstra-rajonale. Për shembull, një subjekt i cili në zgjedhjet e fundit ka marrë 1.500 vota, tani paguan 23.000 euro për billborde. Për 1 muaj e gjysmë janë regjistruar 25 ueb-faqe me emra të ngjashëm si media, por kundër-lajme. Unë jam skeptik se fuqia lokale mund t’i prodhojë”, vlerëson Pendarovski.

Mediat perëndimore, veçmas përfaqësuesit politik perëndimor, për luftën me lajmet e rrejshme e kanë akuzuar Rusinë. Politikanët e brendshëm i janë bashkëngjitur dyshimeve, por, sipas kryeministrit Zoran Zaev, për atë nuk ka dëshmi.

Ushtarë dhe para

Dy tezat më të shpeshta me të cilat manipulohet në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është se, nëse bëhet anëtare e Aleancës, vendi do të duhet që të dërgojë ushtarë që të luftojnë jashtë shtetit dhe se anëtarësimi, në aspektin financiar shtrenjtë do t’i kushtojë Maqedonisë, e cila do të duhet që patjetër që ta rrit buxhetin për mbrojtje dhe të “paguajë për anëtarësim”.

Por, Maqedonia tanimë 16 vjet merr pjesë në operacione ushtarake jashtë vendit, ndërkaq stilistikisht gjysma e ARM-së tanimë ka qenë në misione. Gjatë tërë këtyre 16 viteve, Maqedonia merr pjesë në operacionet e udhëhequra nga NATO në Afganistan – misionin e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë – Afganistan (ISAF) nga viti 2002 deri në vitin 2015, dhe në operacionin e ri “Mbështetje e vendosur” nga viti 2015 e deri më sot.

Ismet Ramadani
Ismet Ramadani

Çmimin financiar të anëtarësisë e komenton Ismet Ramadani, kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë.

“Nuk është e vërtetë se kushton shumë. Tani qiellin e Malit të Zi e ruan NATO. Ne, për shembull, nuk do të duhet që të blejmë avionë, qiellin tonë do ta sigurojë NATO”, thekson Ramadani.

Sipas rekomandimit të NATO-s të miratuar në Kardif të Velsit në vitin 2014, vendet anëtare deri në vitin 2024 do të duhet që ta kenë buxhetin për mbrojtje me vlerë prej 2% prej Bruto Prodhimit Vendor. Maqedonia atë përqindje e ka ndarë çdo vit, deri në vitin 2008, prej kur ka filluar që ta zvogëlojë buxhetin, që në vitin 2014 është përgjysmuar në 1% nga BVP.

Tezën e Ramadanit e konfirmon edhe ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijella Barishiq.

“Në lidhje me buxhetin në Mbrojtje, në rastin e Kroacisë, dy herë është më lirë kuyr të bëheni pjesë e NATO-s. Ne për Mbrojtje ndanim më shumë se 4% nga BVP-ja”, thotë Barishiq.

Anëtarësimi sjell institucione funksionale

Duke folur për atë se çfarë është ndryshuar në Kroaci me anëtarësimin në NATO, Barishiq pajtohet se shteti ka fituar institucione funksionale.

Ndryshimin në funksionimin e institucioneve shtetërore si komponentë më e rëndësishme e thekson edhe Goran Iliq, dekan i Fakultetit Juridik në “Shën Kliementi i Ohrit” në Manastir.

Goran Iliq
Goran Iliq

“Thelbësore është që në integrime fillimisht hapet kapitulli për sundimin e ligjit. Gjithkund ku është hapur, ka qenë frymë në shpinë për institucionet demokratike. Në afat të gjatë, me integrimin duhet që të transformohet edhe shoqëria. Nuk duhet të kemi liderë të fuqishëm, por institucione të fuqishme”, thotë Iliq.

Pendarovski e konfirmon këtë qëndrim.

“Patjetër që t’u përshtatemi atyre standardeve. Përfitimet menjëherë do t’i kemi. Me kapitullin e parë do të ketë avancim në funksionimin e institucioneve, ndërkaq do të ndryshohet edhe vetëdija, përgjegjësia”, thotë Pendarovski.

Ai shton se edhe një komponentë e rëndësishme e integrimeve euro-atlantike është ndikimi i tyre ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

“me anëtarësim, marrëdhëniet ndëretnike në mënyrë rapide do të shkojnë në drejtim pozitiv. Boshti i sigurisë në Maqedoni qëndron në marrëdhëniet ndëretnike. Nga projektet e mëdha, ky është i vetmi i cili nuk ka ndanë. Për shembull, Mali i Zi përpara hyrjes në NATO ishte e ndarë në linja etnike”, thotë Pendarovski.

Informata ka, por duhet të shihen

Me rastin e referendumit, Pendarovski dhe Barishiq ishin pjesë e shumë tribunave, më së shpeshti të organizuara nga sektori civil, qëllimi i së cilës është që ta informojë opinionin për proceset integruese. Për anëtarësimin në NATO, çdo ditë është folur edhe në kuadër të fushatës së referendumit, në mitingjet partiake, në Kuvend, në konferenca për shtyp, rrjete sociale, në “çarshi”… Por, në detin e interpretimeve dhe qëndrimeve, informatat e vërteta fundosen. Mediat faktet për anëtarësim të NATO-s i kanë transmetuar kryesisht duke raportuar për ngjarjet. Faktet formalisht janë të qasshme edhe nëpërmjet institucionet shtetërore. Për shembull, edhe Ministria e Mbrojtjes (http://morm.gov.mk/?page_id=261&lang=mk), edhe ARM (http://www.arm.mil.mk/baza/misii/misii.html), në ueb-faqet e tyre kanë të dhëna për operacionet jashtë shtetit, për buxhetin (http://morm.gov.mk/?page_id=39285), furnizimet publike, dokumentet kryesore dhe një sërë informatash tjera lidhur me integrimin e vendit në NATO, por siç shihet është e nevojshme popullarizimi i tyre, gjegjësisht që të bëhen më të dukshme për opinionin e gjerë.

Projekti i Ambasadës britanike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button